'Fituam përballë një kundërshtari të vështirë', flet Dede: Ngo dhe Hasani? Çdo trajner do të donte...

Nevil Dede i gëzohet suksesit të parë në stolin e Tiranës që erdhi në një fushë të vështirë si ajo e Laçit, por më shumë sesa loja atë e kënaqin pikët. Në intervistën e tij për Supersport Dede foli edhe për merkaton.

“Fituam përballë një kundërshtari që na ka vënë më shumë në vështirësi nga të gjithë. Kjo të ngroh më shumë. Problematikë ndeshja ka brenda, por të ngrohin pikët dhe ndjenja brenda skuadrës. Është ftohtësi e mbrojtësve tanë dhe neutralizimi që duhet t’i bënin Nwabuezes. Në 2/3 e fushës duhet të mbanim topin më shumë”.

MUÇI LARG PORTËS- Muçi po sakrifikon, po rritet si futbollist. Po vrapon, po markon, po shfaqet para portës. Mund të bënte më mirë. Është shumë i rëndësishme për këtë vendosje. Inteligjenca dhe zgjuarsia e tij na ndihmon shumë, bashkë me Torasën. Në pjesën e parë faza sulmuese nuk shkoi si duhet. Duhet ta pranojmë që kundërshtarin e kishim të fortë dhe me shumë cilësi. Meriton komplimente kundërshtari. Morëm 3 pikë që duhet të vinin më përpara. Duhet të harmonizojmë sa më shumë, këtë filozofi.

HEROI BEKAJ- Vetëm në një situatë kundërsulmi, neve na ka kapur kundërshtari në vështirë. Penallti është situatë e momentit që ndodh.

NGOO DHE HASANI? Çdo trajner do të donte emra sa më të mirë. Sasraku ka bërë punë shumë të mirë, mund edhe të shënonte. Danso nuk u shfaq si me Partizanin. Ne do të mundohemi të punojmë dhe t’i ndihmojmë këta lojtarë. Duhet shumë kohë. Për emrat që përmendët nuk kam koment” Buba” ka bërë histori si dhe Ngoo me Tiranën. Mua më interesojnë lojtarët që janë këtu.