Gega: Jemi të kënaqur me fitoren, duhet të mos...

Skënder Gega i gëzohet suksesit të 4-t radhazi të Kukësit në kampionat. Pas triumfit 0-3 në Ballsh, trajneri i verilindorëve theksoi se Kukësi është në rritje por ende nuk ka arritur në maksimumin e vetë.

“Është e rëndësishme që morëm këtë fitore. Ishte një terren shumë i vështirë, por kjo ishte për të dyja ekipet. Ndeshjet duken të vështira para 90 minutave, për fat të mirë shënuam shpejt kontrolluam lojën dhe ia dolëm. Pasi shënuam 2 gola u tërhoqëm pas dhe më pas ia dolëm të shënojmë edhe të tretin. Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore, por do mendojmë për ndeshjen e radhës, pasi vjen shumë shpejt. Jam i shqetësuar për gjendjen e Dragoshit, për atë problem të pësuar në shpatull. Ne jemi drejt konsolidimit. Përsosmëria nuk ka fund. Duhet të mos dalim nga mënyra lojës, dua që të mos kemi disa fytyra, por të jemi të njëjtë gjatë ndeshjes. Nëse impenjohemi më tepër, gjërat do shkojnë shumë mirë për ne”, u shpreh Gega për Super Sport.