Prokuroria nis hetimin pse doli në media dosja e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klod Salihut

Prokuroria e Tiranës nis hetim për nxjerrje të sekretit hetimor të SPAK, në lidhje me vrasjet e zbardhura një ditë më parë të biznesmenit Vajdin Lamajt e Klodian Saliut, ngjarje për të cilat janë vënë nën akuzë disa bosë të krimit, mes tyre Emiljano Shullazi e Lulzim Berisha.

Prokuroria ka sqaruar se në lidhje me këtë ngjarje ka ndaluar publikimin e vendimit dhe akteve hetimore, ndërsa kërkon mirëkuptimin e medias në zbatimin rigoroz të ligjit.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marreë shkak nga publikimi i të dhënave sekret hetimor, për rastin në hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka filluar kryesisht hetimet sipas nenit 313/b te Kodit Penal.

Sipas vendimit të Gjykates me Nr 115 date 02.12.2020, me te cilin jane caktuar masat e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për disa shtetas, sipas nenit 238 te Kodit te Procedurës Penale, është vendosur ndalimi i publikimit të këtij vendimi, bazuar ne nenin 103 pg, 2 dhe pg 3 te Kodit te Procedurës Penale.

Ne këto rrethana publikimi ne kundërshtim me vendimin parashikohet si vepër penale, sipas nenit 313/b te Kodit Penal.

Duke mirëkuptuar interesimin e madh si dhe duke respektuar të drejtën e informimit, kërkojmë mirëkuptimin e medias në zbatimin rigoroz të ligjit.