Kukësi mposht Bylisin dhe mban ritmin e kryesuesve

Kukësi siguron fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Të besuarit e Skënder Gegës mposhtën me rezultatin e pastër 0-3 Bylisin, në sfidën e zhvilluar në “Adush Muça” për javën e 7-të në Kategorinë Superiore.

Eze ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 2-të, ndërkohë që kapiteni Ibrahimi, dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Për të vulosur takimim mendoi Limaj, i cili në minutën e 85-të, realizoi me 11-metërsh. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, skuadra e Dovedan, nuk arriti të gjente dot rrugën e rrjetës.

Pas fitores, Kukësi ka arritur të sigurojë 13 pikë, duke u renditur në vendin e dytë 3 pikë më pak se Vllaznia kryesuese.

Ja rezultatet e ditës së sotme:

Apolonia 1-0 Skënderbeu

Bylis 0-3 Kukësi

Kastrioti 0- 3 Vllaznia

Laçi 0-1 KF Tirana

16:45 Partizani - Teuta