Kosovë, 884 të shëruar dhe 561 raste me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive dhe kanë humbur jetën 11 persona nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.

Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.