Action Bronson ndryshon drastikisht pas humbjes së 52 kilogramëve

Action Bronson djali me origjinë nga Shqipëria, kuzhinieri i famshëm i cili është kthyer në reper kohët e fundit ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Action Bronson doli për herë të parë publikisht në Revistën e “Me’s Health” të martën për të zbuluar se si ai humbi rreth 52 kilogramë këtë vit,  nga 180 kilogramë në 120.

Reperi, 37-vjeçar, tha se ‘udhëtimi i tij filloi shumë kohë më parë’, shkruan DailyMail.

Ndër të tjera reperi tregoi se tani, ai zgjohet në 4 të mëngjesit çdo ditë për të marrë stërvitje dhe për të filluar marrjen e proteinave.

Adhuruesi famëkeq i ushqimit vendosi të humbasë peshë nga marsi i këtij viti dhe ia doli mbanë falë një regjimi agresiv të palestrës dhe një rishikimi të plotë të dietës së tij.