Kapet me 53 kg drogë në makinë, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

Policia italiane ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar në Frosinone, pasi u kap me 53 kilogramë drogë në makinën e tij.

Sipas mediave italiane, shqiptari e kishte fshehur sasinë e drogës në dy jorganë dhe i kishte mbështjellë.

Sapo shqiptari u ndalua nga policia ai ka shfaqur shenja nervozizimi, duke detyruar efektivët që të bëjnë kontroll më të hollësishëm.

Droga e mbështjellë me jorgan ishte e vendosur në pjesën ku qëndrojnë pasagjerët. Po ashtu policia gjeti një pjesë tjetër të drogës në bagazhin e makinës.

Burri, 46 vjeç me origjinë shqiptare, me banim në provincën e Caserta u arrestua dhe u dërgua në burg.