Bebe Rexha vendos të ndjekë Noizyn në Instagram

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ngelet një nga artistet më të njohura në botën e muzikës.

31-vjeçarja përveç njerëzve shumë të afërt, ndjek edhe disa prej figurave të njohura publike në Shqipëri.

Së fundmi, Bebe ka shtuar në llogarinë e saj në Instagram, reperin Noizy.

Disa figura të tjera të njohura shqiptare që Bebe Rexha ndjek në Instagram, janë: Rita Ora, Dua Lipa, Avfa Max, Enca Haxhia dhe Seven Saraqi.