Avokati i Trump, Rudi Giuliani 'me të njëjtin trajtim si Presidenti' për koronavirusin

Avokati personal i Donald Trump, Rudy Giuliani, i cili doli pozitiv për koronavirus të dielën, ka dhënë një informacion gjendjen se si është dhe për kurimin që po i bëhet.

76-vjeçari, ish-Kryetar I bashkisë së Neë York-ut doli të martën në radion ËABC, me sa duket nga shtrati i tij në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetoën në Ëashington DC.

"Unë nuk kam temperaturë," tha ai. “Kam shumë pak kollë, thuajse është zhdukur,  kam dalë rreth e rrotull dhe unë mendoj se do të më nxjerrin nesër në mëngjes."

Giuliani tha se ai kishte marrë remdesivir dhe dexamethasone, të njëjtat ilaçe që Trump mori kur kishte koronavirusin në tetor .

"Mjeku i tij më dërgoi këtu," tha Giuliani për presidentin. "Ai më foli për to."

Ndërkohë, një tjetër këshilltare e vjetër ligjore e Trump, Jenna Ellis, doli pozitive për koronavirus, sipas raporteve të mediave amerikane.