Emiratet thonë se vaksina e Kinës është 86% efektive

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se një vaksinë kineze e koronavirusit e testuar në vend është 86% efektive, sipas analizës së provave të fazës së tretë.

Ministria e Shëndetësisë e Emirateve të Bashkuara Arabe "ka njoftuar regjistrimin zyrtar" të vaksinës, tha të martën agjencia shtetërore e lajmeve ËAM, pa dhënë detaje të tjera.

Lajmi është publikimi i parë publik i informacionit mbi efikasitetin e vaksinës, prodhuar nga “China National Pharmaceutical Group” (CNPG)  i njohur si Sinopharm.

Vaksina ka kaluar nëpër prova të fazës së tretë në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga korriku dhe është aprovuar për përdorim urgjent për punonjësit e kujdesit shëndetësor në shtator.

Por as Emiratet e Bashkuara Arabe dhe as Sinopharm nuk kanë lëshuar të dhëna të hollësishme nga studimi kryesor. Ministria e Shëndetësisë e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se "analiza nuk tregon shqetësime serioze për sigurinë" por, pa të dhëna më të hollësishme, pyetjet mbeten.