Katari raporton vetëm një të vdekur më 9 dhjetor

Doha - Ministria e Shëndetit Publik e Katarit regjistroi sot 150 raste të reja të koronavirusit (COVID-19) dhe 173 persona të rikuperua nga virusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të rikuperuar në Katar në 137.881.

Nga 150 raste të reja, 84 janë raste të komunitetit dhe 66 nga udhëtarët që kthehen nga jashtë.

Ministria njoftoi gjithashtu vetëm një vdekje – person i moshës 78 vjeç - i cili po merrte kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Deri më tani, 240 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Katar.

Të gjitha rastet e reja janë vendosur në izolim dhe po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor në përputhje me statusin e tyre shëndetësor.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive COVID-19 të regjistruara në Katar është 140,353 dhe ka 2,232 raste aktive nën trajtim.

4,700 njerëz u testuan për herë të parë në 24 orët e fundit duke i çuar testet totale të bëra deri më tani në 1,149,684 teste.

Janë 34 raste të pranimeve në spital në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në spital në 261.

Asnjë pacient nuk u shtrua në kujdes intensiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve që marrin kujdes mjekësor në kujdesin intensiv aktualisht në 27.

Ndërsa kufizimet e COVID-19 po hiqen gradualisht në Katar, është e rëndësishme që të gjithë të luajnë rolin e tyre në kontrollin e virusit duke ndjekur masat paraprake.