PD me plan të detajuar për luftën kundër korrupsionit

Nga Jorida Tabaku

Në ditën kombëtare të luftës kundër korrupsionit!

Tetë vjet qeverisje dhe Shqipëria për vit e më e varfër, e vjedhur dhe korruptuar, shkaktari është kryeministri Rama që vjedhjen e quan investim, korrupsionin e quan PPP dhe varfërinë e quan zhvillim.

Në Shqipëri 1/3 e tenderave publikë jepet pa garë si qokë ndaj bizneseve të qeverisë, KLSH ka faktuar 7.2 mld euro dëm ekonomik që janë taksat e shqiptarëve të keqpërdorura. Në harkun kohor të një viti dy ngjarje dëshmuan edhe një herë situatën që korrupsioni ka prodhuar.

Shqipëria u godit nga tërmeti dhe fondet në buxhet për shpëtimin kishin shkuar në xhepat e zyrtarëve, ne nuk kishim as një qen shpëtimi për të nxjerrë të gjallët nga rrënojat. Pandemia që ra pak muaj më pas i ktheu spitalet në morg ndërkohë që qeveria shpenzon 120 mln euro për t’ia dhënë PPP-ve, si inceneratorët që ende sot si shushunja thithin gjakun e shqiptarëve.

Parlamenti është shndërruar në një noter të ligjeve që promovojnë korrupsionin dhe vjedhjen me ligj të pronës publike dhe asaj private. Droga kalon kufirin ndërsa radarët e vendit fiken me urdhër të kryeministrit.

Të gjitha dhomat e tregtisë, vendase apo të huaja, tregojnë me gisht një qeveri të korruptuar që i pengon të bëjnë biznes. Për rrjedhojë mbi 50 biznese në ditë mbyllen, 140 mijë të rinj largohen nga një vend që i ofron vetëm korrupsion dhe drogë.

Raporti më i fundit i GRECO ngrinte alarmin e një korrupsioni të padëgjuar më parë dhe të shtrirë në çdo qelizë të institucioneve shtetërore. Aq e rëndë ishte situata sa që edhe autorët e këtij raporti u shprehën të habitur për situatën kritike dhe alarmante të vendit.

Për ne kjo është një situatë e qartë dhe që ne kemi vendosur për ta luftuar deri në rrënjë pasi besojmë se nuk ka armik më të madh për një shoqëri se sa shndërrimi në normë i korrupsionit. Pas 25 Prillit, nuk ka me emergjence kombëtare se lufta ndaj korrupsioni!

Një plan i detajuar, me një sistem efikas dhe mbi të gjitha me vullnetin politik të PD dhe aleatëve për të luftuar korrupsionin që do të heqë një herë e mirë këtë pengesë të padrejtë për shqiptarët nga BE.