Mali i Zi korrigjon gabimin, hiqet fusnota ndaj Kosovë

Mali i Zi ka korrigjuar shënimin e Kosovës me fusnotë në një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja kundër pandemisë COVID-19, i cili u publikua gjatë ditës së sotme.

Fusnota e vendosur pranë emrit Kosova është larguar pas reagimeve të shumta që erdhën nga mediat.

Kjo madje u cilësua edhe si një skandal në disa media të Malit të Zi.

Në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa fusnotë në emër.

Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi është mjekja Jellena Boroviniq Bojoviq.

Qeveria e re e Malit të Zi është zgjedhur më 4 dhjeto