Si dy pika uji/ Dojna Mema na prezanton me gjyshen nga babai

Dojna Mema duket se është bërë nostalgjike teksa ka hapur arkivat e fotografive, duke zbuluar se kujt i ngjan më shumë.

Moderatorja ka publikuar një foto me gjyshen nga ana e babit, me të cilën duhet thënë se ka një ngjashmëri shumë të madhe.

‘Gjyshja ime tjetër, nga ana e babit, që nuk e jetova gjatë. Po shihja albumin dhe më duket mua apo kemi ngjashmëri të madhe? “, ka shkruar Dojna krah fotos me gjyshen.

Ndërkohë me gjyshen nga ana e mamit Dojna na ka prezantuar të gjithëve prej vitesh, pasi i hapi llogari në Instagram: 'gjyshja e Dojnës', ku ndan shum video të lezetshme me ndjekësit.