Sot luhet java e 7-të në Kategorinë Superiore

Duke filluar nga ora 13:30 do të luhen ndeshjet e vlefshme për javën e 7-të në Kategorinë Superiore.

Një ndër ndeshjet interesante do të jetë përballja mes Kukësit ndaj Bylisit, ndërsa kryesuesit e Vllaznisë do të luajnë kundër Kastriotit.

Por ndryshe nga orari i sfidave të tjera, Partizani në orën 16:45 do të presë në shtëpi Teutën.

Ja të gjitha ndeshjet e sotme:

13:45 Apolonia - Skënderbeu

13:45 Bylis - Kukësi

13:45 Kastrioti - Vllaznia

13:45 Laçi - KF Tirana

16:45 Partizani - Teuta