Ministri Maqedonas: Nuk kemi plan B, duhet të vazhdojmë negociatat!

"Është e vërtetë se nuk kemi planë “B”, megjithatë duhet të vazhdojmë të negociojmë. Mendoj se energjinë kryesore tani duhet ta fokusojmë brenda në shtëpinë tonë, tha Nikola Dimitrov, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në “Programi 200” për bllokimin e negociatava nga Bullgaria, duke nënvizuar se “që të kemi fqinjë të mirë, duhet të sillemi si fqinjë të mirë”.

“Siç tha sot Ministri për Evropën i Gjermanisë, Rot se kjo është goditje e hidhur edhe për Bashkimin Evropian. Që nënkupton se edhe tek Bashkimi Evropian edhe tek ne ekziston interes që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje në vijë të vlerave evropiane.

Unë jam i bindur se në rast se vazhdojmë me mençuri drejt Sofjes, do t’i bindim dhe ata se nuk munden.

Ka një shprehje të një autori të panjohur ku thotë se "mik i mirë është ai i cili jua kupton të kaluarën, beson në të ardhmen tuaj dhe ju pranon ashtu siç jeni". Që të keni fqinjë të mirë, duhet edhe të jeni fqinj i mirë”, tha Dimitrov.