Vrasja nga Policia, Salianji: Akt i shëmtuar nën frymën e represionit të Qeverisë, duhet hetim i paanshëm

Nga Ervin Salianji.

Vrasja e një qytetari për shkak të mosndalimit, duke mos kryer asnjë krim, është një akt i shëmtuar i kryer nën frymën e represionit të madh që kjo qeveri ka ndermarrë ndaj qytetarëve.

Dhuna dhe represioni ndaj qytetarëve dhe përulja ndaj bandave kryesore dhe krimit të organizuar tregon që vendi po shkon në drejtim të gabuar.  Vrasja e një të riu në ditën e Rinisë është një kambanë alarmi! Hetimi duhet të jetë i shpejtë i pacënueshëm dhe i paanshëm!

Më poshtë gjithësecili mund ta lexojë qartë dhe të japë mendimin e vet.