Musk njeriu i dytë më i pasur në botë, do shes gjithçka, ja pse

‘Unë shita vendbanimin tim kryesor në Los Anxhelos, dy muaj më parë. Tani ajo i përket një kineze. Tani po shes dhe shtëpitë e mija të tjera. Në fakt unë nuk do të kem pothuajse asnjë pronë me vlerë të madhe përveç aksioneve të kompanisë. Unë kam nevojë për një shtëpi me fëmijët e mi përreth dhe për këtë marr një me qira. E tëra që dua të zotoroj janë aksionet e Teslës dhe SpaceX. Nëse ato dështojnë edhe unë personalisht dështoj. Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzimi të evoluojë në një civilizim hapësinor, një specie multi-planetare. Do të duhen burime të mëdha për të ndërtuar një qytet në Mars. Dua të jem në gjendje të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur’ është shprehur Musk një një intervistë për ‘La Repubblica’ duke nënvizuar se ky është dhe qëllimi i jetës së tij.

Qëllimi i menjëhershëm i Musk gjithashtu është të përshpejtoj përhapjen e energjisë së qëndrueshme.

’Ne nuk na intereson të ndahemi nga të tjerët. Ne duam të licencojmë teknologjinë për të ndihmuar kompanitë e tjera. Ka rreth dy miliard makina dhe kamion në planet. Ne dëshirojmë të zëvëndesojmë 1% të flotës globale në vit ,që do të thotë rreth 20 milion automjete çdo vit. Është e rëndësishme të ushtrohet një lloj mbikqyrjeje mbi menaxhimin e UA. Ka garantues për makinat, transportin ajror, ushqimin, drogën etj. Në mënyrë të ngjashme ne duhet të krijojmë organe mbikqyrëse që sigurojnë që Al të jetë në shërbim të së mirës së përgjithshme’ është shprehur Musk.