", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/08/auto_Tan2020-12-3_185159765_2-725x4081607414939.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Çfarë po ndodh?! Një monolit misterioz tjetër gjendet në Holandë

Mediat në Holandë raportojnë se në afërsi të një rezervuari është shfaqur një monolit i  ngjashëm me monolitët e shfaqur në Kaliforni Rumani dhe disa vende të tjera.

Ky është monoliti i pestë që zbulohet deri tani, lajm ky që ka zënë  faqet e para të medieve të  botës që kur u zbulua për herë të parë në shkretëtirat e shtetit amerikan të Utah ,por edhe për vetë faktin se akoma nuk është zbuluar se nga ka ardhur ky objekt misterioz.

Në Holandë, media lokale raportoi se nuk u gjetën gjurmë rreth vendit ku u ngrit monoliti dhe është e paqartë se si struktura arriti në rezervatin e Kiekenberg, në provincën Hollandeze të Friesland, në veri të vendit.

Monoliti i Kalifornisë u shkatërrua nga një grup i zemëruar i teoricienëve të konspiracionit të krishterë, të cilët udhëtuan për pesë orë për ta shkatërruar dhe zëvendësuar me një kryq.