‘Ndaloni vjedhjen’/ Mbështetësit e Trump protestojnë para banesës së sekretares së Michighanit

Persona të armatosur u mblodhën përpara shtëpisë së Sekretares së Shtetit në Michigan, Jocelyn Benson, duke protestuar kundër vjedhjes së votave.

Jocelyn Benson tregon se dhjetëra persona u grumbulluan përpara banesës së saj të shtunën ndërsa ishte duke vendosur dekorimet e Krishtlindjes bashkë me të birin.

Protestuesit bërtisnin “ndaloni vjedhjen”, duke i dhënë zë akuzave të bëra prej 3 nëntorit nga presidenti Donald Trump.

Jocelyn Benson tashmë i është shtuar listës së zyrtarëve të qeverisë dhe të zgjedhjeve që është bërë objektiv i protestuesve në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Në një postim në rrjetet sociale, Benson shkroi se protestuesit lëshuan kërcënime dhe kërkuan rrëzimin rezultatit të zgjedhjeve në shtetin e Michighan.