Ylli Rakipi: Shumica e mediave janë b...lëpirëse të qeverisë

Gazetari i njohur, Ylli Rakipi, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi raportin e Parlamentit Europian, ku thuhet se kryeministri Edi Rama dhe mediat e tij, Top Channel dhe gazeta Tema janë shpërndarësit kryesorë të lajmeve të rrema në vend.

Rakipi e quajti një raport normal, por tha se ky raport nuk është problemi më i madh që ka media dhe Shqipëria në përgjithësi.

“Në një kontekst, parë në këndvështrimin se si e vështrojnë median tonë në Perëndim, ky është një raport normal.

Por nuk është problemi te ky raport. Ne kemi një moment kur qeveria jonë i ka marrë të gjitha pushtetet, ku ka vetëm disa fragmente që nuk i ka rrëmbyer. I kanë mbetur disa fragmente të medias pa i marrë.

Ne përpara këtyre lajmeve të rreme, që citon një raport perëndimor, prapë për ne mbetet qesharak, pasi ne jemi duke thënë ‘ja ujku’, kurse raporti thotë ‘ja gjurmët’.

Rama po shkon në një palë zgjedhje ku kërkon që t’i ketë të gjitha për vete.

Ne kemi problemin e mbijetesës. Ne kemi problemin se media në shumicën e saj është bythëlëpirëse e qeverisë,” tha Rakipi.