Jeta Xharra: Lajmet e rreme rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit

Gazetarja e njohur kosovare, Jeta Xharra, komentoi në Çim Peka LIVE raportin e Parlamentit Europian për lajmet e rrema në rajonin tonë.

“Shumica e qytetarëve e përkrahin këtë raport, në komentet që japin qytetarët e thjeshtë. Ata pajtohen me këtë raport se ishte një fushatë neveritëse dhe deformuese që trupat amerikane do të tërhiqen nga Kosova nëse nuk hiqet tarifa ndaj Serbisë,” tha ajo.

Sipas saj, faqja e saj investigative, Kallxo.com e pikasi këtë mashtrim.

“Ne detektuam këtë rrenë të kulluar,” tha ajo, duke shtuar se dezinformacionet rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit.

“Vetëm pse e thotë një zyrtar amerikan nuk do të thotë se është e vërtetë. Në momentin kur Grenell e tha këtë, mediat kosovare nuk e bazuan në burimet e tyre. Me dizinformata u rrëzua edhe qeveria e Kosovës. Në këtë rast u përdor dezinformata për të ardhur në pushtet,” tha ajo.