Greqia e zgjat bllokimin kombëtar më 7 janar

Greqia të hënën i zgjati deri më 7 janar, masat e saj të bllokimit për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë një shtetrrethim natën dhe një ndalim të udhëtimit jashtë prefekturave ku banon, njoftoi Kathimerini.

Shkollat, restorantet, baret, gjykatat dhe vendpushimet e skive do të qëndrojnë të mbyllura deri në atë datë, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas gjatë një konference shtypi.

Ai tha se qeveria do të njoftojë masat në lidhje me kishat, sallonet e flokëve dhe dyqanet me pakicë më vonë gjatë javës.