Kylian Mbappe më pranë marrëveshjes së re me PSG-në

Kylian Mbappe është pranë rinovimit me Paris Saint-Germain.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, këtë javë vazhdimisht është pyetur për Lionel Messin, pas fjalëve të Neymar se ai dëshiron të luajë me argjentinasin sezonin e ardhshëm.

Por ai zbuloi se kanë bërë përparime të rëndësishme në negociatat e kontratës me Mbappen, marrëveshja aktuale e sulmuesit francez skadon në vitin 2022. PSG-ja është e vetëdijshme se do të jetë e vështirë për t’i mbajtur të dy Neymarin dhe Mbappen në klub, kontratat e të cilëve skadojnë verën e ardhshme, por francezët nuk kanë hequr dorë nga përpjekja.

Ende nuk ka asgjë konkrete të nënshkruar, por ka shumë më pak re mbi sipërfaqe sesa kishte më parë lidhur më kontratën e re të Mbappes.

Leonardo tashmë e ka bërë të qartë se nuk është koha për të folur për Messin, me synimin kryesorë të klubit tani për të siguruar qëndrimin e dy yjeve në skuadër.