Zgjedhjet në Rumani/ Social Demokratët e opozitës udhëheqin në gati 90% të votave të numëruara

Rumania një ditë më parë mbajti raundin e zgjedhjeve parlamentare në vend ku garuan partitë kryesore në vend.

Sipas rezultateve të deri tanishme Social Demokratët (PSD)janë në nivelin e 30% të votave në krahasim me Partisë Kombëtare Liberale (PLN) të qendrës së djathtë që është në pushtet e cila ka marrë 25% të votave.

Deri tani asnjë nga të dy kampet kryesore nuk ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë në Rumani.

 PNL partia qeverisëse synon të mbetet në pushtet duke u bashkuar me reformistët e aleancës USR-Plus, të cilëve u atribuohet gati 15% në numërimin e pjesshëm të votave.

Pjesëmarrja, e cila qëndronte rreth 33% brenda vendit, ishte gjashtë pikë më e ulët se sa ishte në të njëjtën kohë në zgjedhjet 2016 kur ishte në 39%.

Sipas sondazheve të bërë në fillim të zgjedhjeve, PNL që është e prirur për të ndjekur rrugën dhe reformat e BE do të jetë dukshëm më e votuara, por numërimi paraprak I votave nuk solli vërtetimin e parashikimit.

Ndërsa partia PSD e cila në 2016 arriti 45% të votave është skeptike me BE-në dhe në këtë mënyrë drejtuesi e saj të majtë populistë janë më të ngjashëm më liderët e Hungarisë dhe Polonisë.

Ata në vitin 2016 arritën të fitonin bindshëm zgjedhjet parlamentare me 45% të votave por brenda dy viteve ndërruan tre kryeministra dhe në fund qeveria ra, opozita e udhëhequr nga partia PNL së bashku me disa parti të tjera arritën të formonin një qeveri me bazë të gjerë e cila ka drejtuar vendin deri në këto zgjedhje.