Serie A/ Milani ‘marshon’ me hap kampioni

Milani i pandalshëm në kampionat. Kuqezinjtë e Piolit ecin me hap kampioni në Serinë A, teksa kanë mposhtur Sampdorian në transfertë me rezultatin 1-2 në sfidën e vlefshme për javën e 10-të.

Ishte Kessie ai që hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë, teksa shndërroi në gol një 11-metërsh.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 0-1 të Milanit. Në të dytën, ishte spanjolli Kasijeho, i cili i sapofutur në lojë, dyfishoi shifrat.

Vendasit provuan të rihapnin sfidën me Ekdal, por vetëm kaq, pasi në fund ishin milanistët ata që festuan suksesin e arritur në këtë përballje.

8 triumfe dhe 2 barazime për kuqezinjtë, të cilët udhëheqin të vetëm kampionatin me një diferencën +5 pikë nga Interi.