Më shumë të shëruar se raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 23 viktima të tjera dhe 659 raste si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1715 testime, ndërkohë që të shëruarit, për herë të parë pas disa javësh, janë më shumë se të infektuarit e rinj.

Qytetet më të goditura vijojnë të jenë Shkupi, Prilepi, Tetova, Struga, Manastiri dhe Ohrit.

Ndërkohë që prej nisjes së pandemisë, vendi fqinj shënon rreth 68 mijë raste dhe 1924 humbje jete.