Minoreni tenton të vjedhë para nga arka e kishës në Maliq, ndalohet nga policia

Një minoren ka tentuar të vjedhë para nga arka e një kishe në fshatin Zvirinë të Maliqit.

Mirëpo, ndërhyrja e policisë, ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të objektit të kultit.

Policia i ka gjetur minorenit një sasi të vogël parash.

Nuk dihet saktësisht nëse këta para, minoreni i ka pasur me vete apo i ka marrë nga arka e kishës.

Policia ndodhet në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të gjithçkaje.