VIDEO/ Tottenham-Arsenal, derbin e Londrës e vendosin perlat e Son dhe Harry Kane

Tottenham fiton bindshëm derbin e Londrës Veriore me Arsenalin dhe ngjitet i vetëm në krye të klasifikimit të Premier League në kuotën e 24 pikëve.

Skuadra e Jose Mourinhos vijon momentin pozitiv në Premier League, teksa regjistroi fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e fundit ndërsa e çoi në 10 numrin e ndeshjeve pa humbje.

Dy gola të bukur në pjesën e parë nga koreno-jugori Son dhe Harry Kane i mjaftuan Tottenhamit për të marrë tre pikët e radhës dhe për të zhytur në një krizë rezultatesh Arsenalin.

Në fund festa ishte e gjitha për rreth 2 mijë tifozët e Spurs, që ishin në stadium.