Dëshmia tronditëse nga Covid-2, Basha: Nuk duhej të kishim ardhur në këtë pikë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar në Facebook videon e një të riu në spitalin Covid-2, i cili dëshmon se nëna po i vdes në autoambulancë se nuk ka vende në Sanatorium.

Basha shkruan se nuk duhej të kishim ardhur në këtë situatë dhe prandaj janë kërkuar masa serioze që në fillim.

Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Jam shumë i tronditur nga këto pamje.

Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën.

Kjo është e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre.

Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë!

Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para.

Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!