S’ka gol në dy ndeshjet e Serie A, Marash Kumbulla luan si titullar me Romën

Përfunduan dy sfidat e Serisë A italiane, të vlefshme për javën e 10-të.

Dy ndeshjet e orës 15:00, Roma-Sasuolo dhe Parma-Benevento kanë përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Një rezultat zhgënjyes ky për kryeqytetasit, të cilët luajtën më shumë se një pjesë me 10 lojtarë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, u aktivizua titullar me romanistët.

Vlen për t’u theksuar se sfida tjetër e orës 15:00, Udineze-Atalanta, u shty për arsye të kushteve të rënda atmosferike.