Armando Broja, futbollisti që po bën jehonë edhe në Itali

Armando Broja po bën jehonë në mediat e huaja, falë paraqitjeve të zhvilluara me skuadrën e Viteshes në holandë, por edhe faktit që i përket në ekipi gjigant si Chelsea. Djaloshi ka fituar vendin e titullarit tek skuadra holandeze, ku në 11 ndeshje ka shënuar 5 gola.

Ndërkohë së fundmi është “Calciomercato” e cila ka bërë një artikull për Brojën, duke treguar idhullin e tiij, Ronaldo fenomenin, megjithëse kërkon që të eci në rrugën e Didier Drogba te Chelsea.

“Babai i tij Xhevahiri e rriti atë duke e ushqyer me video të Ronaldos fenomenit. Nëse Armando Broja një ditë do të jetë në gjendje që të përsëris një pjesë të magjive që bënte idhulli i tij i futbollit ose të merrte rrugën e një farë Didier Droga te Chelsea, shumë merita do t’i jepen këmbënguljes së prindërve. Vjen nga Shqipëria dhe u transferuan në Londër për arsye pune, ku Armando i vogël filloi të kultivonte pasionin për futbollin dhe Chelsea. Tashmë Broja mburret me 5 golat e shënuara në këtë fillim sezonit, duke fituar edhe ftesën e Shqipërisë.

Nën kontratë me Chelsea deri në vitin 2022, ëndrra e tij është të kthehet dhe të vendoset në Premier League, ndoshta nën urdhrat e Lampard. Dhe sigurisht, duke u përpjekur që të vjedh disa sekrete më tepër nga fenomeni Ronaldo në Youtube”, shkruhet në artikull.