Miley Cyrus publikon këngën kushtuar ish të dashurës

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus, ka rrëmbyer përsëri vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të saj me këngën e fundit.

Vetëm pak ditë më parë, ajo u shpreh se e dashuronte ende ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

Por pavarësisht kësaj, kënga e fundit e saj i ka bërë të gjithë të mendojnë se ky projekt është një dedikim për dikë tjetër.

“Engjëjt si ti” tiullohet kënga, të cilën Miley sapo i ka kushtuar ish të dashurës së saj, Kaitlynn Carter.

‘E di që je e gabuar për mua, nuk është faji jot që unë prish gjithçka, engjëjt si ti s’mund të fluturojnë këtu poshtë me mua”, thotë një pjesë e teksit.