Hapni kishat për Krishtlindje! - Shpërthen debati në Sinodin e Shenjtë në Greqi

Athinë - Tensioni është rritur në radhët e Sinodit të Shenjtë për qëndrimin e Kishës së Greqisë ndaj kufizimeve të lidhura me koronavirusin, ku disa peshkopë i akuzojnë udhëheqësit e tyre  si "shumë të butë" në qëndrimin e tyre ndaj bllokimit të vazhdueshëm të kishave.

Peshkopët e Mesogeia dhe Kalavryta janë ndër përkrahësit më të zëshëm të një rihapjeje të kishave, duke akuzuar qeverinë se po i vë policë, lutjes dhe duke thënë se "kishat e mbyllura janë një kërcënim për besimtarët".

Deklaratat e tyre janë në kundërshtim me pozicionin e zgjedhur nga Kryepeshkopi Ieronymos - i dalë së fundmi nga spitali pas një periudhe me Covid - i cili mbron tezën për një "rihapje të kujdesshme" të kishave dhe respektim të rreptë të rregullave të shëndetit publik.