'Provoni të më ndaloni, Ibra 'show' në dëborë

Prej disa ditësh, Zlatan Ibrahimovic qëndron jashtë fushave të lojës, për shkak të një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

Për t’u rikuperuar sa më shpejt nga dëmtimi, sulmuesi suedez ka menduar të stërvitet në dëborë. Ibra postoi një video në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku tregon disa sekonda të seancës së sotme stërvitore nën dëborë.

“Provoni të më ndaloni”, ishte mbishkrimi që shoqëroi videon e postuar nga gjiganti suedez.

Ibra u dëmtua në ndeshjen ndaj Napolit më 22 nëntor dhe për fat të keq do të humbasë sfidën e sotme ndaj Sampdorias.