EMRI-FOTO/ Covid i merr jetën ‘peshkaqenit’, rekordmenit të notit shqiptar

Një tjetër humbje e rëndë është shënuar nga Covid në botën e sportit.

Ilir Gjebrea ish-kampion në not është ndarë sot nga jetë pas një beteje të gjatë me Covid.

Gjebrea është njohur ndryshe edhe si ‘peshkaqeni’ i notit.

Ai ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra.