Drejtori i ‘Pfizer’ gati te vaksinohet menjëherë, edhe nëna ime do dëshiroja…

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Pfizer” në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Osborn, tha se është i gatshëm ta marrë vaksinen menjëherë që sot dhe dëshiron që edhe nëna e tij ta kryejë atë sa më shpejt të jetë e mundur, duke konfirmuar sigurine e saj dhe besimin tek efektet.

“Unë do ta merrja me dëshirë që sot vaksinën. Shpresoj që edhe nëna e ime, e cila bën pjesë në grupet e rrezikuara, ta marrë sa më parë atë. Nuk do të hezitoja t’ia rekomandoja familjes sime menjëherë sapo të jetë radha e tyre”, tha Osborn, duke reaguar ndaj dyshimeve që janë ngritur mbi vaksinën e koronavirusit. “Jam zhgënjyer kur kam parë numrin e madh të komenteve kundër vaksinës në mediat sociale, të cilat thjesht nuk janë të sakta, janë gënjeshtra”.

Nderkaq marrja e vaksinës kundër koronavirusit, të paktën e asaj të Pfizer, nuk garanton mostransmetimin e koronavirusit. “Mendoj që është diçka që duhet ekzaminuar. Nuk jemi të sigurt për këtë”, tha CEO i kompanisë amerikane, Albert Bourla, kur u pyet nga gazetari i NBC, Lester Holt, nëse një dozë e vaksinës do të parandalonte infektimin e të tjerëve.

Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj është 95% efektive në parandalimin e zhvillimit të Covid-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, por gjatë analizave, kompania nuk ka mbledhur të dhëna nëse personat vullnetarë që morën vaksinën infektuan të tjerë apo jo.