Hapet telefoni i policit të vrarë/ Befasia me të cilën u përballën kolegët

Janë zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi mafioz më armë zjarri i efektivit të Policisë, Xhulio Prela, dy netë më parë, në autostradën Lezhë-Milot.

Grupi hetimor ka bërë një verifikim të telefonit të viktimës.

Ajo që është e habitshme është se në telefon nuk janë gjetur thirrje telefonike apo mesazhe. Kjo pasi dyshohet se Prela i fshinte.

Ndërkohë që aparati i tij celular është dërguar për analizim në laboratorin e kriminalistikës.

Dyshimet janë janë se përpara se të vritek Prela ka komunikuar në telefon.

Dyshimet bëhen më të forta pasi ndërsa Prela ka bërë disa metra rrugë në drejtim të Tiranës, ai është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Çka rrit dyshimet se ai ka komunikuar me ta.

Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Por nga kamerat ka qenë e vështirë të identifikohen autorët.