Një vit pas ndarjes, rikthehen në krahët e njëri-tjetrit Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare, vetëm një vit më parë.

Ishte vetë Heidi, ajo që e konfrimoi ndarjen e tyre, e cila në një status në rrjetet sociale shkruante se ata nuk arritën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin, duke çuar kështu në ndarje.

Por, me sa duket çifit është rikthyer.

Burime për "Prive" konfirmuan para disa kohësh se Heidi dhe Robin janë rikthyer bashkë dhe po shijojnë romancën e tyre.

I ftuar në ‘Shiko kush luan’, Robini, tregoi se është e vërtetë që kanë patur një problem në lidhjen e tyre ashtu si çdo çift, por gjërat nuk kanë përfunduar.

“Si çdo njeri që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo gje”

Me sa duket gjërat jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por janë përmirësuar, pasi Robini pranoi se ka patur plane për martesë këtë vit, por Covid-19 është bërë shkak për anulimin e tyre.