Sulm me mikrovalë: Zbulohet shkaku i sëmundjes misterioze të diplomatëve amerikanë në Kubë

Sëmundja misterioze që vuajtën diplomatët amerikanë në Kubë ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga rrezatimi i drejtuar me mikrovalë , thuhet në një raport të qeverisë amerikane.

Kurse raporti nga Akademitë Kombëtare të Shkencave nuk ia atribuon fajin, valëve të drejtuara të energjisë. Por thuhej se hulumtimi për efektet e energjisë me frekuencë radio pulsuese u krye nga Bashkimi Sovjetik më shumë se 50 vjet më parë.

Sëmundjet prekën fillimisht njerëzit në ambasadën e SHBA në Havana në 2016-17.

Stafi dhe disa nga të afërmit e tyre u ankuan për simptoma duke filluar nga marramendja, humbja e ekuilibrit, humbja e dëgjimit, ankthi dhe diçka që ata e përshkruan si "mjegullnajë". Ajo u bë e njohur si "sindroma e Havana".

SHBA akuzoi Kubën për kryerjen e "sulmeve zanore", të cilat ajo i mohoi me forcë, dhe incidenti çoi në rritjen e tensionit midis dy kombeve.

Një studim akademik amerikan i vitit 2019 zbuloi "anomali të trurit" në diplomatët që ishin sëmurë, por Kuba e hodhi poshtë raportin.

Kanadaja gjithashtu shkurtoi stafin e saj të ambasadës në Kubë pasi të paktën 14 qytetarë të saj raportuan simptoma të ngjashme.

Studimi i fundit u krye nga një ekip ekspertësh mjekësorë dhe shkencorë të cilët ekzaminuan simptomat e rreth 40 punonjësve të qeverisë.

Shumë kanë vuajtur efekte të gjata dhe dobësi, tha raporti.

"Komiteti ndjeu se shumë nga shenjat dalluese dhe akute, simptomat dhe vëzhgimet e raportuara nga punonjësit (qeveritarë) janë në përputhje me efektet e energjisë së drejtuar, të energjisë së radio-frekuencave ," shpjegon raporti.

Edhe personeli i konsullatës amerikane në Guangzhou, Kinë, gjithashtu raportoi simptoma të çuditshme

Ai vuri në dukje se kishte pasur "kërkime të rëndësishme në Rusi , ish-Bashkimin Sovjetik mbi efektet e ekspozimeve të pulsuara, më shumë sesa mbi ekspozimet në valë të vazhdueshme [frekuencave të radios]". Ai tha që personeli ushtarak në "vendet komuniste euro-aziatike" ishte ekspozuar ndaj rrezatimit jo-termik.

Kuba nuk ishte postimi i vetëm ku diplomatët amerikanë kanë raportuar simptoma të pazakonta.

Në vitin 2018, SHBA largoi disa zyrtarë nga Kina pasi punonjësit që punonin në qytetin jugor të Guangzhou raportuan "ndjesi delikate dhe të paqarta, por anormale të zërit dhe presionit". Një zyrtar amerikan u diagnostikua me traumë të lehtë të trurit.