VIDEO/ Kaçe futet nga stoli, shënon gol dhe shpëton Arisin nga humbja

Ergys Kaçe e ka nisur nga stoli takimin e ditës së djeshme të Arisit ndaj Atromitos, por arriti të ndihmonte skuadrën e tij të merrte një pikë në këtë sfidë.

Futbollisti kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 2-0 në favor të Atromitos dhe pas vetëm një minute në fushë, shqiptari e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Mbrojtësi i Atromitos, Golvao bën një gabim në largimin e topit, përfiton Silva i Aris, i cili shkëputet bukur  në të majtë, kroson në zonë aty ku ndodhej Kaçe, i cili gjuan drejt portës dhe topi ndalet në rrjetë, me porterin e Atromitos që nuk e dal dot.

Në minutën e 81, skuadra e Arisit të Selanikut arriti të barazonte takimin 2-2, me anë të brazilianit Sasha, duke dalë me një pikë nga kjo sfidë.