Tirana po bëhet gati për 'goditjen' e madhe, 'Buba' mund të vishet bardheblu

Ferhan Hasani (Buba) pritet të jetë goditja e madhe e Tiranës pa u hapur ende merkatoja e janarit. Fantazisti 30-vjeçar nga Tetova mësohet se është futur prej ditësh në bisedime me drejtuesit e klubit bardheblu.

Ai është një futbollist i lirë dhe mund të federohet në çdo moment, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e klubit finlandez, Helsinki, ku dhe u shpall kampion. “Panorama Sport” mëson se Hasani pritet të firmosë për 12 mijë euro rrogë në muaj, duke u bërë lojtari më i paguar i kampionatit shqiptar.

Mesfushori ka luajtur në të kaluarën me Shkëndijën e Tetovës ku fitoi gjithçka, si dhe skuadra si Brondbi në Danimarkë dhe dikur te Volfsburg në Gjermani. Hasani ka nofkën “Buba” në Tetovë dhe është pjesë e padiskutueshme e Maqedonisë së Veriut, që do të marrë pjesë në Europian.