Policia italiane shkatërron rrjetin që sillte emigrantët me anije, 19 arrestime

Policia në Itali ka arrestuar 19 persona të akuzuar për drejtimin e një linje kontrabande që dërgonte emigrantë në Evropë.

Kontrabandistët dyshohet se transportonin emigrantë nga vende të tilla si Afganistani, Iraku dhe Pakistani në Itali dhe më pas në Evropën Veriore.

Të arrestuarit janë kurdë, irakianë, afganë dhe italianë, tha policia.

Policia njoftoi  për arrestimet pas një hetimi dyvjeçar që i lidhte të dyshuarit me kontrabandistët në Turqi dhe Greqi.

Hetuesit filluan të hetonin mbi rrjetin e kontrabandës kur  anijet me emigrantë filluan të mbërrinin në qytetin Siracuse të Siçilisë në 2018.

Sipas policisë, emigrantët paguanin afërsisht 6,000 euro.

Prokurorët thanë se emigrantët  silleshin nga Turqia dhe Greqia në Itali me varka me vela që ishin punësuar ose vjedhur. Ata që drejtonin anijet u paguan rreth 1000 euro.

Ata më pas shkonin në Evropën Veriore ose u jepej mundësia të qëndronin në Itali. Sipas hetimit, grupe të veçanta në të gjithë vendin kishin detyrën e tyre të veçantë.

Ata në Bari, Italia e Jugut, ishin përgjegjës për gjetjen e akomodimit të emigrantëve dhe siguronin dokumente dhe leje qëndrimi që i lejonin emigrantët të lëviznin nëpër vend.