Barcelona një katastrofë e vërtetë, humb përballë Cadiz

Barcelona ka pësuar humbje shokuese ndaj  Cadiz CF në javën e 12-të të La Ligas.

Avaro Giminez shënoi për ekipin vendas në minutën e 8’. Barcelona ende dukej mire, dhe të gjithë mendonin se ndeshja do të ndërronte kahun.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Cadiz. Me të nisur pjesa e dytë, ‘Blaugranët’ dukeshin se e kishin seriozisht rikthimin.

Barcelona rikthehet në lojë në minutën e 57’ me anë të një autogoli të Pedro Alcala. Por, në minutën e 62 hyri në fushë Alvaro Negredo, ish sulmuesi i Real Madrid, i cili i ndëshkoi miqtë në minutën 63’.

Rezultati përfundoi me fitoren e Cadiz, ndërsa tashmë Barcelona renditet e 7-ta me vetëm 14 pikë, ndërsa Cadiz në vendin e pestë me 18 pikë.