‘Vdekjet rriten me 85 %’/ Vasili: Masat anti-Covid, 0 efekt! Kanë prodhuar rëndim të situatës

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me masat anti-Covid të marra nga qeveria, duke i quajtur masa të dështuar, të cilat kanë prodhuar rëndim të situates pandemike në vend.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka renditur faktet se pse rritja e numrit te vdekjeve me 85% është kritike dhe është nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.

Gjithashtu Vasili thekson se masat kanë pasur zero efekt dhe ky është fakt i pakundërshtueshëm.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Fakte.Masat e deshtuara, perballe rritjes kritike te vdekjeve  dhe rasteve te reja te Pandemise!

Rritja e numrit te vdekjeve eshte kritike me 85%, eshte nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.

Prej dates 4 nentor deri ne 19 nentor jane shenuar 125 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.

Ndersa pas denoncimit nga Opozita te problemit te vdekjeve, qe prej dates 20 nentor deri 5 dhjetor pati 232 raste humbje vdekje.

Pra per te njejten periudhe ditesh 16 ditesh para dhe pas denoncimit te opozites rastet e vdekjeve u rriten nga 125 ne 232, pra plot 85%,  nderkohe qe mesatarja e testimeve eshte thuajse e njejta.

Si mundet qe Prokuroria te mbylle syte perpara ketij realiteti tragjik. Mosveprimi i  prokurorise e rendon shume poziten e saj perpara ligjit dhe moralisht e vë ate kunder qytetareve ???

Cfare rezultati dhane masat e marra me 11 nentor per mbylljen pas ores 22.00 dhe u rikonfirmuan te vazhdojne pa afat ??

Shifrat e vete qeverise na tregojne se ne 11 nentor kishte 507 raste te reja infektimesh reja me COVID.

Ndersa sot  kishte shifren absolutisht me te larte te gjithe ketyre 9 muajve plot 846 raste te reja!

Pra rritja e rasteve te reja te infektuara jo vetem nuk ka ulje, por perkundrazi eshte rritur me rreth 67 % ne krahasim me 11 nentorin.

Qytetaret e gjobitur shkojne afer 12 mije.

Pra masat kane pasur zero efekt ky eshte fakt i pakundershtueshem.

Qeveria dhe kryeministri kane lene ne meshire te fatit drejtimin e pandemise dhe masat e tyre nuk kane pasur asnje efekt por kane prodhuar rritje dhe rendim progresiv te situates.