VIDEO/ Juventusi i shënon Torinos, por pas 4 minutash ndërhyn VAR-i dhe...

Juventusi barazoi rezultatin në derbin ndaj Torinos.

Në minutën e 57’ ishte kolumbiani Juan Cuadrado i cili me një goditje të fortë mposhti portierin kundërshtar.

Topi nisi nga mesi i fushës por pas 4 minutash lojë ndërhyn VAR-i i cili i komunikon në kufje gjyqtarit se gjatë goditjes ka pasur një prekje të Bonuccit i cili ishte pozicion jashtë loje.

Arbitri Daniele Orsato vendos të shikojë pamjet dhe menjëherë merr vendimin që të anulojë golin për pozicion jashtë loje.