Dasho-Ramës: Vazhdon tallja me jetën...! Kontratat janë mbyllur në verë

Mjeku dhe eksperti i Shëndetësisë Dr. Erion Dasho, ka deklaruar se kontratat për sigurimin e vaksinës janë mbyllur në verë.

Përmes një postimi në Facebook, Dasho thekson se ‘vazhdon tallja me shëndetin dhe jetën e qytetarëve!’

‘Kë prodhues do të takojë, Z. Rama kur shtetet serioze i kanë mbyllur kontratat që në verë?!

Jam kurioz të shoh në se do të shkojë të takojë “sy më sy” përfaqësuesit e Moderna-s apo Pfizer-it, dy vaksinat e të cilëve sistemi logjistik shqiptar nuk ka asnjë shans t’i përpunojë!

Mbi të gjitha, ç’punë ka kryeministri të dalë të lypë vaksina nëpër botë?!’, shkruan Dasho.