Rama si Enver Hoxha/ Heq nga foto e Rambujesë Surroin dhe Qosjen, shikoni mashtrimin e frikshëm historik që kryen

Edi Rama bën mashtrim të frikshëm historik me marrëveshjen e Rambujesë.

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në FB sërish i ka mbrojtur ish-udhëheqësit e UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke shkruar “LiriaKaEmër“.

Ndërkohë me këtë fotografi Rama ka bërë një mashtrim të frikshëm historik lidhur me marrëveshjen e Rambujesë sepse në fotografinë e publikuar ka bërë një montazh amatoresk, duke e hequr prej aty publicistin e mirënjohur shqiptar, Veton Surroi dhe profesorin Rexhep Qosja.