Ulen vdekjet në Itali/ Rritet numri i të shëruarve nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar 662 viktima dhe 21.052 raste të reja me Covid-19.

Gjithashtu, dita e sotme ka regjistruar 23.023 të shëruar më shumë, duke e rritur numrin e tyre të përgjithshëm në 896 308.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë kryer rreth 195 mijë tampone e deri më sot numri i tyre është gati 23 milionë tamponë të kryer.

Që nga marsi deri më sot Italia ka regjistruar 1.709.991 të infektuar e 59.514 viktima Covid.