Basha: 1 në 2 të testuar në sistemin publik rezultojnë të infektuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë edhe disa shifra alarmante që lidhen me keqmenaxhimin e situatës së Covid nga qeveria Rama. Sipas Bashës, 1 në 2 të testuar në sistemin public ka rezultuar i infektuar nga Covid.

‘Dështimi i parë është dështimi me testimet. Dhe hapi i parë që ne kemi sugjeruar prej marsit ka qenë që qeveria të merrte përgjegjësitë e saj dhe të paktën të siguronte mjaftueshëm kite testimi

Shifrat alarmante,  më shumë sesa 1 në 2 të testuar rezultojnë të infektuar nga sistemi publik.’